Moti me shi të furishëm, rrufe e stuhi u shkaktoi dëme të shumta qytetarëve të Ferizajt sot, shkruan Gazeta Sinjali.
Në disa pamje të publikuara në rrjete sociale shihen se stuhia e sotme shkuli lisat nga toka dhe hodhi në rrugë çatinë e një objekti.
Madje, objektet që “fluturuan” nga stuhia thyen xhamat e veturave të parkuara në rrugë.
Ndërkaq, reshjet e shiut shkaktuan përmbytje në rrugët e këtij qyteti, duke i bërë ato gati të pakalueshme për vetura.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njoftoi se në bazë të matjeve jozyrtare gjatë ditës së sotme në Ferizaj e Viti u resgjistruan mbi 1 mijë rrufe./Gazeta Sinjali/