image Moti i ligë në Shqipëri pezullon lundrimin e anijeve për tri ditë

Shqipëri

Moti i ligë në Shqipëri pezullon lundrimin e anijeve për tri ditë

news image

Moti i ligë në Shqipëri ka bërë që disa linja detare të pezullohen deri të hënën.

Disa nga linjat detare që janë pezulluar si shkak i motit të ligë janë linja Vlorë – Brindisi – Vlorë dhe ajo Durrës – Bari – Durrës.

Trageti i linjës Vlorë – Brindisi, që ishte planifikuar të nisej këtë mëngjes, është anuluar, teksa autoriteti portual ka njoftuar se anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, s’do të mund të operojnë normalisht deri në përmirësimin e motit.

Për shkak të situatës detare, është anuluar edhe lundrimi i trageteve nga Durrësi drejt Barit mbrëmjen e së shtunës.

Sipas kapitenerisë së portit të Durrësit, dy tragetet e linjës do të nisen në orën 07.00 të mëngjesit të së dielës.

I njëjti vendim është marrë dhe nga autoritetet e portit të Barit, ku mbrëmjen e sotme tragetet nuk do të nisen drejt Durrësit, duke çuar në pezullim të lundrimeve në të dyja brigjet e Adriatikut për shkak të detit të dallgëzuar me forcë 8-10 ballë.

Sipas parashikimeve, pritet që kushtet atmosferike të përmirësohen të hënën pasdite./TCh

/GazetaSinjali/