image Mot i keq në jug të Shqipërisë, stuhi dhe rënie gurësh në rrugë – mjegulla pushton tunelin

Shqipëri

Mot i keq në jug të Shqipërisë, stuhi dhe rënie gurësh në rrugë – mjegulla pushton tunelin

news image

Moti i keq ka përfshirë rajonin e Sarandës mesditën e kësaj të diele.

Reshje të dendura breshëri dhe furtunë është regjistruar në zonën e Delvinës, ndërsa pamjet më poshtë i përkasin rrugës “Kardhiq-Delvinë”.

Në këtë aks, përveç shiut dhe pranisë së gurëve në rrugë ka edhe mjegull të dendur.

Nga mjegulla është “pushtuar” edhe tuneli atje.

/GazetaSinjali/