image Në Ferizaj dhe Viti u regjistruan mbi 1 mijë rrufe

Kosovë

Në Ferizaj dhe Viti u regjistruan mbi 1 mijë rrufe

news image

Edhe gjatë ditës së sotme në vendin tonë mbajti mot shumë i nxehtë. Sipas matjeve të IHMK-së deri në orën 16:00 në pjesë të Dukagjinit, në stacionet në Gjakovë dhe Prizren temperaturat maksimale mbërritën deri në 37C.

Sipas Prishtina Weather, në kryeqytet temperatura maksimale ishte 35C, derisa në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës 34C.

Gjatë pasdites nga Drenica u zhvillua një shtrëngatë e fuqishme me shi, e cila vazhdoi trajektoren nga juglindja përgjatë Ferizajt dhe Vitisë, duke u zhvilluar më tutje. Sipas matjeve jozyrtare, përgjatë Ferizajt dhe Vitisë u regjistruan mbi 1 mijë rrufe. /Gazeta Sinjali/