image Shkaktohen dëmet e para në Prishtinë nga erërat e forta, drejtori i Sigurisë: Evitoni daljet, sidomos rreth parqeve

Kosovë

Shkaktohen dëmet e para në Prishtinë nga erërat e forta, drejtori i Sigurisë: Evitoni daljet, sidomos rreth parqeve

news image

Si pasojë e erërave të forta në Prishtinë, janë raportuar pesë raste ku janë shkaktuar dëme materiale.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Komunën e Prishtinës, Lulzim Fushtica bashkë me ekipin e zjarrfikësve kanë dalë në terren për të intervenuar në këto raste.

Ai apelon që qytetarët të kenë kujdes të shtuar dhe të evitojnë daljet sidomos rreth parqeve për shkak të rrezikut nga rënia e degëve.

“Deri tash kemi 5 raste ku janë shkaktuar dëme materiale si: rënie të kulmit, tjegullave e raste të tjera”, tha Fushtica për RTK-në.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca, ka izoluar edhe zonën rreth objektit të Kryeqytetit në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të parandaluar ndonjë fatkeqësi të mundshme nga erërat e forta të paralajmëruar nga 20 deri në 80 km/h të cilat do të sjellin edhe dëme materiale.

/GazetaSinjali/