image Durmishi: Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

Kosovë

Durmishi: Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme

news image

Reshjet e dendura të borës të cilat po vazhdojnë që nga mbrëmë, kanë shkaktuar vështirësi në komunikacion. Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisiti, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi tha se kompanitë e kontraktuara nga kjo Ministri janë në terren për pastrimin e akseve rrugore.

Durmishi po ashtu bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Pavarësisht reshjeve të vazhdueshme, të gjitha rrugët në Kosovë janë të kalueshme. Kompanitë e kontraktuara nga MMPHI, janë në terren për pastrimin e akseve rrugore nga bora, normalizimin e qarkullimit rrugor dhe garantimin e sigurisë për drejtuesit e automjeteve që nga orët e hershme të mëngjesit. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të bëjnë kujdes gjatë vozitjes si dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor. Jemi vazhdimisht në terren për t’u siguruar se po punohet me intensitet të shtuar për pastrimin e rrugëve, duke u kujdesur për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve nëpër rrugët e Kosovës”, shkroi ai.

/GazetaSinjali/