image Vetura e UNMIK-ut ndalet në mes të rrugës në Prishtinë (VIDEO)

Sinjalizime

Vetura e UNMIK-ut ndalet në mes të rrugës në Prishtinë (VIDEO)

news image

Shkeljet e rregullave të trafikut në Kosovë nuk janë të rralla, por ato bëhen edhe më serioze kur kryhen nga zyrtarët, e sidomos ata të huaj të cilët punojnë me mision në Kosovë.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një video ku shihet një veturë zyrtare e UNMIK-ut me targat UN – P8457, e cila ka ndaluar në mes të rrugës në lagjen “Taslixhe” të Prishtinës.

Sipas tij, video është realizuar rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm .

Ditë më parë në media bëri bujë një video e një zyrtari të EULEX-it, i cili kishte parkuar veturën e tij zyrtare në një hapësirë të gjelbër, në “Rrugën C”, në Prishtinë dhe për shkak të atij rasti, misioni i EULEX-it ndaloi përdorimin e veturave zyrtare pas përfundimit të orarit të punës, nga zyrtarët e tij.

Vazhdoni të denonconi kundërvajtjet në Gazetën Sinjali, në mënyrë që të kontribuojmë sadopak që rregullat në trafik të respektohen./Gazeta Sinjali/