image “Parkoj kështu në Kosovë”/Zyrtari i EULEX-it parkon veturën në hapësirë të gjelbër

Siguri

“Parkoj kështu në Kosovë”/Zyrtari i EULEX-it parkon veturën në hapësirë të gjelbër

news image

Parkimi i veturave në vendet jo të duhura është dukuri e shpeshtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Mirëpo përveç qytetarëve, këtë gabim e bëjnë edhe zyrtarë të institucioneve të Kosovës e të EULEX-it.

Në një video të postuar nga “Vrojtuesit e Lagjes” dëgjohet se qytetari duke e pyetur zyrtarin nëse vepron njësoj në vendin prej nga vjen.

“A mund të ju pyes nga jeni? A e parkoni kështu veturën në vendin tuaj”, dëgjohet duke thënë qytetari i cili filmoi ngjarjen.

Ndërkaq, zyrtari i EULEX-it i përgjigjet, duke thënë: “Parkoj kështu në Kosovë”.

/GazetaSinjali/