image Aksident me fatalitet në Leposaviq, humb jetën një zyrtar policor

Siguri

Aksident me fatalitet në Leposaviq, humb jetën një zyrtar policor

news image

Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë mes një veture dhe një autobusi, në rrugën magjistrale Mitrovicë e Veriut – Leposaviq, në afërsi të fshatit Dobrava, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se viktima është një zyrtar policor në Leposaviq.

Ndërkaq, deri tek aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit Opel Astra, e cila po qarkullonte në drejtim të Mitrovicës dhe të cilën e drejtonte tani i ndjeri, është përplasur me autobusin i cili po qarkullonte në drejtim të Jarinës.

Burimet kanë njoftuar se autobusi i aksidentuar është autobusi i firmës “Kollashin” të qytetit të Novi Pazarit në Serbi, i cili në orën 23:00 ishte nisur për në Beograd.

Sinjali ka mësuar se zyrtari policor dyshohet se ka qenë i dehur, pasi që i njëjti ishte duke u kthyer nga një festë.

Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore që kanë dalë në vendin e ngjarjes./Gazeta Sinjali/