image Aksident në autostradë, lëndohet një person

Siguri

Aksident në autostradë, lëndohet një person

news image

Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në autostradë, në drejtimin Suharekë- Duhël, shkruan Gazeta Sinjali.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 19:30, policia është njoftuar për një aksident trafiku në autostradë drejtimi Suharekë-Duhël, të përfshira në aksident janë një veturë dhe një kamion. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar”, tha Krasniqi./Gazeta Sinjali/