image Policia jep detaje për vetaksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku humbi jetën një femër

Siguri

Policia jep detaje për vetaksidentin në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, ku humbi jetën një femër

news image

Gazeta Sinjali më herët raportoi se një vetaksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë –Ferizaj, ku si pasojë një femër ka humbur jetën.

Gjithashtu nga ky aksident është lënduar edhe një femër tjetër, e cila për shkak të lëndimeve të marra është dërguar për trajtim mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci

“Rreth orës 04:30, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një vetaksident komunikacioni rrugor.

Si pasojë e këtij vetaksidenti një person (femër)  ka humbur jetën ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar  për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/