image Aksident në Korçë, makina godet motoçiklistin

Shqipëri

Aksident në Korçë, makina godet motoçiklistin

news image

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Korçës, ku një automjet është përplasur me një motor ‘Fast foodi’ në zonën e quajtur ‘Dritat e Verdha’.

Mësohet se nga aksidenti ka mbetur i lënduar drejtuesi i motorit, i cili është transportuar me emergjencë në spital.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Kujtojmë se është e dyta herë brenda javës që në këtë aks rrugor ndodh aksident.

‘Dritat e Verdha’ konsiderohet si zona më e rrezikshme e qytetit, pasi mungon sinjalistika rrugore./Gazeta Sinjali/