image Aksident mes tre veturave në Vranidoll të Prishtinës

Siguri

Aksident mes tre veturave në Vranidoll të Prishtinës

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 14:45 në magjistralen Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Vranidoll, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë tre vetura, ndërkaq nuk raportohet për persona të lënduar.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Rreth orës 14:45, është raportuar për një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë -Podujevë, respektivisht në fshatin Vranidoll.

Nga informatat e para bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë tri automjete.

Deri më tani nuk raportohet për  persona të lënduar

Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij aksidenti.”, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/