image Detaje nga aksidenti në Gllarevë, një i lënduar

Siguri

Detaje nga aksidenti në Gllarevë, një i lënduar

news image

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një aksident trafiku mes dy veturave në fshatin Gllarevë, të komunës së Klinës, policia ka dhënë detaje nga ky aksident për Sinjalin.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se si pasojë e aksidentit, një person ka mbetur i lënduar i cili është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë për trajtim mjekësor.

“Sot rreth orës 07:10 policia është informuar për një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura dhe si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime, i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë familjare në Klinë për trajtim mjekësor”, ka thënë Rugova për Sinjalin./GazetaSinjali/