image Aksident trafiku në rrugën Pejë - Deçan, motoçiklisti dërgohet në QKUK

Siguri

Aksident trafiku në rrugën Pejë – Deçan, motoçiklisti dërgohet në QKUK

news image

Një aksident trafiku ka ndodhur sot mes një motoçiklete dhe një veture në fshatin Lubeniq në rrugën Pejë-Deçan, ku si pasojë ka mbetur i lënduar motoçiklisti, shkruan Gazeta Sinjali.

Për shkak të natyrës së lëndimeve  të marra motoçiklisti është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rreth orës 12:00 Policia është informuar që në fshatin Lubeniq, rrugës Pejë-Deçan ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit motoçiklisti ka pësuar lëndime trupore. I njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është nisur për trajtim në Qendren Klinike dhe Universitare në Prishtinë“, ka thënë ai./Gazeta Sinjali/