image Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen shtatë persona

Siguri

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë, lëndohen shtatë persona

news image

Shtatë persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, konkretisht në fshatin Lluzhan, shkruan Gazeta Sinjali.

Në këtë aksident janë përfshirë tri vetura, kurse të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident”, ka thënë Borovci për Sinjalin./GazetaSinjali/