Një person ka vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë mes një veture dhe një autobusi, në rrugën magjistrale Mitrovicë e Veriut – Leposaviq, në afërsi të fshatit Dobrava, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se viktima është një zyrtar policor në Leposaviq.
Ndërkaq, deri tek aksidenti ka ardhur kur vetura e tipit Opel Astra, e cila po qarkullonte në drejtim të Mitrovicës dhe të cilën e drejtonte tani i ndjeri, është përplasur me autobusin i cili po qarkullonte në drejtim të Jarinës.
Burimet kanë njoftuar se autobusi i aksidentuar është autobusi i firmës “Kollashin” të qytetit të Novi Pazarit në Serbi, i cili në orën 23:00 ishte nisur për në Beograd.
Sinjali ka mësuar se zyrtari policor dyshohet se ka qenë i dehur, pasi që i njëjti ishte duke u kthyer nga një festë.
Vdekjen e tij e kanë konstatuar ekipet mjekësore që kanë dalë në vendin e ngjarjes./Gazeta Sinjali/