Në vendin tonë tash e disa javë janë duke mbizotëruar kohëpaskohe reshjet e shiut, e ku nuk po mungojnë edhe vërshimet. Këto reshje të shiut kanë bërë që disa rrugë në Rrafshin e Dukagjinit të vërshohen, me pusetat që nuk e përballonin më saisnë e vërshimeve. E ndërsa vërshime pati edhe në fshatin Janjevë të Lipjanit, ku reshjet shkaktuan dëme edhe në infrastrukturë, raporton Gazeta Sinjali.
Erëra të fuqishme, reshje e stuhi shiu sot gjatë ditës kanë vërshuar edhe një zonë në periferi të Skenderajit, por deri më tani nuk raportohet për dëme.
Po ashtu, edhe qyteti i Gjilanit në orët e para të ditës pati reshje të mëdha shiu e erëra të fuqishme.