image E dhimbshme: Rryma e ujit e “përbin” një qen në Janjevë (VIDEO)

Kosovë

E dhimbshme: Rryma e ujit e “përbin” një qen në Janjevë (VIDEO)

news image

Anipse jemi në prag të verës, stinë kjo që karakterizohet me temperatura të larta e me rreze dielli të forta, reshjet e shiut nuk po kanë të ndalur. E këto reshje të kohëpaskohshme por të furishme, kanë shkaktuar vërshime nëpër disa qytete të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Së fundi, vërshime pati edhe në fshatin Janjevë, ku reshjet kanë shkaktuar edhe dëme në infrastrukturë.

Të rrezikuar nga vërshimet nuk janë vetëm njerëzit por edhe kafshët.

Gazeta Sinjali ju sjell pamje të dërguara nga një sinjalizues ku një qen është përfshirë nga rryma e ujit.

/GazetaSinjali/