Eliminimin e Juventusit nga Liga e Kampionëve më së shumti e ka vuajtur sulmuesi, Cristiano Ronaldo, shkruan Sinjali Sport.
Mediat kanë aluduar menjëherë pas eliminimit një rikthim të mundshëm të Ronaldos tek Real Madridi apo te Paris Saint Germain.
E lidhur me këto raportime është deklaruar edhe Andrea Pirlo, i cili ka cilësuar këto spekulime si “normale”.
“Ronaldo është mirë. Normalisht që është i zhgënjyer, ashtu si e gjithë skuadra, por është stërvitur mirë, për të luajtur nga fillimi ndaj Cagliarit. Është një nga personazhet më të rëndësishëm në këtë sport dhe zërat përreth tij janë normale në çdo kohë”, deklaroi trajneri i Juventusit./Gazeta Sinjali Sporti/