Juventus edhe pse me mundim, arriti fitore kundër Sassuolos me rezultat 3-1.
Vendasit arritën të kalojnë në epërsi me golin e bukur të shënuar nga Danilo në pjesën e dytë, shkruan Sinjali Sportiv.
Por, Sassuolo arriti të barazojë rezultatin me golin e shënuar nga Defrel edhe pse ishin me një futbollist më pak në fushë.
Juventus arriti të marrë tre pikë të ‘arta’ në këtë ndeshje pasi që në minutat e fundit shënuan Ramsey dhe Ronaldo.
Me këtë fitore Juventus ka kaluar nga pozita e 6-të në pozitën e 4-të, kurse Sassuolo mbetet në pozitën e 7-të.