image Tragjedia në Deçan: Tre të vrarë, shoferi i autobusit dhe dy nxënës - Sinjali

Tragjedia në Deçan: Tre të vrarë, shoferi i autobusit dhe dy nxënës

news image

Sot në orët e mbrëmjes një autobus në Gllogjan ka qenë caku i të shtënave me armë nga disa persona të maskuar, ku mbetën të vrarë tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës të shkollës së mesme. Gazeta Sinjali iu sjellë përmbledhje të këtij rasti.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se i vrari është Gani Gjokaj, shoferi i autobusit.

Ai është nga fshati Skivjan, ndërsa kompania e autobusit është “Erblini” me seli në Gjakovë.

Ndërsa, nxënësit dyshohet se janë: Genta Mustafaj, 17-vjeçare dhe Ledion Hamzaj, 18-vjeçar. Ata kanë qenë nxënës së shkollë së mesme.

Për Sinjalin, rastin e kanë konfirmuar nga policia e Kosovës për rajonin e Pejës.

Deri më tash personat që kanë gjuajtur me armë janë ende të panjohur, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 dhe është sulmuar autobusi që po shkonte nga Deçani për në fshatin Gllogjan. Pikërisht në këtë fshat ka ndodhur incidenti“.

E për këtë rast, Sinjali ka publikuar edhe pamje kur i plagosuri është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi, ka thënë për Sinjalin se tre kanë vdekur dhe një person është plagosur.

Tre persona kanë humbur jetën dhe një është plagosur nga disa të shtëna me armë zjarri në drejtim të autobusit në një fshat të Deçanit. Në lidhje me këtë janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Në vendin e ngjarjes ka dalë kryeprokurori dhe prokurori kujdestar i Krimeve të Rënda“, ka thënë Nikçi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin