image 54 sulme ruse brenda një dite në Kharkiv, vriten 6 persona dhe plagosen 8 të tjerë

Botë

54 sulme ruse brenda një dite në Kharkiv, vriten 6 persona dhe plagosen 8 të tjerë

news image

Gjashtë persona janë vrarë, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur të martën nga granatimet ruse në rajonin e Kharkivit në Ukrainë.

Këtë e ka bërë të ditur guvernatori ushtarak i rajonit, Oleh Syniehubov, i cili tha se gjatë të martës, pushtuesit kanë bërë 54 sulme me armë të ndryshme.

 “Gjatë ditës së kaluar, pushtuesit kanë bërë 54 sulme nga armë të ndryshme me rreze të gjatë: sulme artilerie, granatime me mortaja dhe tanke, granatime MLRS. Rrethet e Saltivka, Pyatihatka, Oleksiyivka, Kholodna Hora, Derhachi, Barvinkove, Chuhuiv janë prekur. Në mesin e popullatës civile ka viktima të bombardimeve të djeshme në Kharkiv dhe Chuhuiv. Në Kharkiv ka katër të vdekur, tre persona u shtruan në spital. Në rrethin Chuhuiv -dy të vdekur, pesë të plagosur”, tha Syniehubov.

Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës , kolonel Oleksandr Motuzyanyk, tha se Rusia po fokusonte përpjekjet për të rrethuar trupat e Operacionit të Forcave të Përbashkëta të Ukrainës në lindje të vendit dhe për të kapur qytetin e Kharkiv.

“Rajoni i Kharkiv është gati për çdo skenar, Forcat tona të Armatosura të Ukrainës janë në pozicione dhe mbrojnë rajonin. Ne duhet të mbajmë një prapavijë të fortë,” tha Syniehubov.

/GazetaSinjali/