image Sulm me bombë në autobusin e burgut në Turqi, vritet një person - Sinjali

Sulm me bombë në autobusin e burgut në Turqi, vritet një person

news image

Një person humbi jetën dhe katër të tjerë mbetën të plagosur pas një sulmi me bombë ndaj një autobusi që transportonte rojet e burgut në provincën veriperëndimore të Bursës në Turqi.

Guvernatori i provincës Yakup Canbolat bëri me dije se shpërthimi mendohet të jetë shkaktuar nga një bombë artizanale, ndërsa shtoi se dhe të plagosurit ndodheshin në gjendje kritike për jetën.

Automjeti po udhëtonte në një zonë të banuar të Bursës dhe ishte afër një stacioni metroje kur pajisja shpërthyese. Mendohet se bomba ishte e telekomanduar dhe ishte vendosur në anë të rrugës, raporton a2cnn.

Sulmet terroriste në qytetet e mëdha janë të rralla në ditët e sotme, falë një fushate të gjerë kundër terrorizmit që synon PKK  dhe DAESH , dy kërcënime të mundshme të sigurisë. Sulmet e fundit terroriste në shkallë të gjerë ndodhën në vitin 2017 në Stamboll, kur një i armatosur i DEASH-it vrau 39 persona gjatë festimeve të Vitit të Ri.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin