Goli i pabesueshëm i Cristiano Ronaldos kundër Juventusit do të mbahet mend si një nga më të bukurit, nëse jo edhe më të bukurit në historinë e Ligës së Kampionëve.
Saktësisht dy vjet më parë, sikur në ditën e sotme, ylli portugez, i cili asaj kohe mbante veshë fanellën e Real Madridit, bëri kërcim qiellor dhe heshti Torino me “gërshërët” fantastike.
Pastaj ai mori duartrokitje nga tifozët nikoqir, gjë që natyrisht e bëri që ai të dashurohej me klubin dhe më pas të transferohej në Itali.
Këmba e tij e djathtë goditi topin në një lartësi prej 2 metrash dhe 38 centimetra në ajër, që është sigurisht një konfirmim i përgatitjes së tij fantastike fizike, njofton Albsport.mk.
Ndërkohë shpina e Ronaldos, u nda nga fusha për 1.41 metra, që kontribuoi për lëvizjen akrobatike për të mbetur në historinë e futbollit.