image Skenë dhune në oborrin e shkollës në Prishtinë, grushtohet e shkelmohet një i mitur (VIDEO)

Siguri

Skenë dhune në oborrin e shkollës në Prishtinë, grushtohet e shkelmohet një i mitur (VIDEO)

news image

Një rrahje me grushta e shqelma dyshohet se ka ndodhur dje mes nxënësve në oborrin e shkollës “Dardania” Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Pamjet e rrahjes brutale janë dërguar në adresë të Gazetës Sinjali nga një sinjalizues, ku shihet një numër i madh i nxënësve, teksa njëri prej tyre grushton e të tjerë e shkelmojnë një të mitur.

Momentin e rrahjes së të miturit mund ta shihni në videot e mëposhtme:

Një pjesë e kësaj ngjarje shihet se ka ndodhur në oborrin e shkollës, ndërsa një moment tjetër i rrahjes ka vazhduar jashtë oborrit.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës lidhur me këtë rast por të njëjtit deri në publikimin e këtij lajmi nuk kanë kthyer përgjigje.

Sinjali dje ka raportuar për një përleshje mes të miturve në lagjen Ulpiana në Prishtinë, ku një person mbeti i lënduar.

Edhe sot, Gazeta Sinjali raportoi për dy përleshje që kanë ndodhur mes nxënësve në Han të Elezit e Obiliq.

/GazetaSinjali/