image Rrahje mes shtatë nxënësve në Han të Elezit, dy bëhen për spital

Siguri

Rrahje mes shtatë nxënësve në Han të Elezit, dy bëhen për spital

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë nxënës të dyshuar për përfshirje në një përleshje dje në rrugën “Xhemsedin Suma” në Han të Elezit, shkruan Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali të dyshuarit fillimisht kishin pasur një mosmarrëveshje dhe më pas janë rrahur mes vete.

Për shkak të përleshjes, dy prej të dyshuarve kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në spital, kurse dy të tjerë janë dërguar në mbajtje.

Sinjali mëson se ngjarja dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30.

/GazetaSinjali/