Cristiano Ronaldos duket se i ka humbur statusi i të paprekshmit te Juventusi, status të cilin e bartte pa diskutim te skuadrat e tij paraprake.
Trajneri i kampionëve të Italisë, Maurizio Sarri, ka guxuar ta lë Ronaldon jashtë për ndeshjen e vështirë kundër Atalantës, tranmeton Gazeta Sinjali.
Ndonëse u raportua se pritej një takim ndërmjet Sarrit dhe Ronaldos për t’i sqaruar mosmarrëveshjet mes tyre, trajneri italian, duke konstatuar se nuk ka nevojë fare për një takim të tillë, e ka lënë jashtë portugezin.
“Nuk kemi nevojë të sqarojmë asgjë me Ronaldon. Disa lojtarë duhet të lihen për t’u qetësuar”, ka thënë Sarri në konferencën për shtyp, para përballjes me Atalantan.
Në anën tjetër, 60-vjeçari e pranoi se sulmuesi portugez ishte kthyer nga detyra me ekipin kombëtar me të njëjtat probleme për të cilat ai ishte zëvendësuar në mënyrë kontroverse në ndeshjen kundër Milanit.
Në ndeshjen e nesërme, përveç Ronaldos, Sarri do të shkojë në Bergamo me disa lojtarë të lënduar e me probleme fizike, siç janë Alex Sandro, Adrien Rabiot e Blaise Matuidi. /Gazeta Sinjali/