Maurizio Sarri është kthyer në stërvitje me ekipin në qendrën stërvitore Continassa.
Trajneri i Juventusit, është kthyer në punë dhe kjo u bë e ditur nga klubi me një njoftim zyrtar, duket treguar si ai sot e drejtoi stërvitjen.
Pas ndeshjes me Napolin, lojtarëve iu dha një pushim tre-ditor, ndërsa një pjesë tjetër është drejtuar në kampet e kombëtareve përkatës ku janë ftuar.
Siç zbulohet më tej nga njoftimi, Gonzalo Higuain dhe Douglas Costa munguan sot në stërvitje, pasi të dy shfrytëzuan pushimin shtesë.
Sarri ende po shërohet nga pneumonia, që e mbajti atë jashtë për dy ndeshje.