Klubet italiane kanë filluar stërvitjet në grupe para rifillimit të sezonit me 13 qershor.
Por, problemi i skuadrës së Juventus është me lojtarë jo-italian, transmeton Gazeta Sinjali.
Ata pas rikthimit në Itali duhet të i nënshtrohen karantinës dy javore. Për shkak të kësaj grupi i lojtarëve nuk është i plotë.
Sarri ka kërkuar të ketë në dispozicion disa lojtarë nga ekipi U-23 i bardhezinjve, mes të cilëve është preferuar edhe sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni.
Ky i fundit ka qenë nën urdhërat e Sarrit ditën e sotme e duke parë situatën me lojtarët e huaj te “Zonja e vjetër“./Gazeta Sinjali/