Trajneri i Juventus, Maurizio Sarri duket se është i dashuruar pas mesfushorit Italian, Jorginho.
Sipas ‘The Sun’, 61 vjeçari po dëshiron që Jorginho të transferohet në Juventus, transmeton Gazeta Sinjali.
Sarri bashkë me Jorginhon ishin së bashku në Napoli dhe Chelsea. Tashmë, Sarri po dëshiron të ribashkohet me italianin edhe në Juventus.
Trajneri Italian e sheh Jorginhon si një lojtar që përshtatet shumë mirë në taktikat e tij./Gazeta Sinjali/