image Rudiger i pakënaqur te Chelsea, Juventus në garë

Futboll

Rudiger i pakënaqur te Chelsea, Juventus në garë

news image

Antonio Rudiger duket se nuk është i kënaqur me ofertën e fundit që i është ofruar nga Chelsea.

Sipas Sport Bild, blutë i kanë ofruar një pagë më të ulët sesa kërkon mbrojtësi gjerman (60.000 funta në javë), duke shkaktuar pakënaqësi te lojtari dhe përfaqësuesit e tij.

Nëse Chelsea nuk do ta ngritë ofertën, Rudiger nuk do ta rinovojë kontratën që i skadon më 30 qershor dhe do të largohet si lojtar i lirë.

Ekipi i cili ka shprehur interes për Rudiger, është Juventus./Gazeta Sinjali Sport/