Juventusi e ka rimarrë kryesimin e tabelës pas rezultateve të mira në Serie A, ku edhe Cristiano Ronaldo ka filluar të kthehet në formën e tij më të mirë. Mirëpo së fundi Ronaldos i është paraqitur një problem në Itali.
Kampioni i Italisë, Juventus, ka njoftuar se Cristiano Ronaldo ka munguar në stërvitjen e së enjtes për shkak të një problemi me sinusët, transmeton Gazeta Sinjali.
Ndeshjen e fundit Juventusi e luajtu kundër Udineses në Coppa Italia ku fitoi me rezultat të thellë 4:0, por pa Ronaldon, i cili mungoi në këtë ballafaqim pikërisht për shkak të problemeve me sinusë.
Mbetet të shihet se sa do të zgjasë rikuperimi i tij. /Gazeta Sinjali/