Sonte nga ora 20:45 do të zhvillohet derbi i madh i Italisë, Juventus-Inter.
Për shkak të frikës nga Koronavirusi, ky derbi do të zhvillohet pa tifozë, transmeton Gazeta Sinjali.
Sapo ka zbritur nga autobusi, ylli i Juventus, Cristiano Ronaldo ka ironizuar duke bërë kinse po i përshëndet tifozët. Ky moment qesharak i portugezit është bërë viral në rrjetet sociale.
Deri më tani Koronavirusi në Itali ka marrë jetën e shumë personave dhe është shpërndarë me të madhe.
Në Itali shkruajnë që Federata Italiane po mendon ta shtyjë kampionatin deri të qetësohet gjendja./Gazeta Sinjali/