Cristiano Ronaldo bëhet gati për t’u kthyer në Itali. E zbulon e përditshmja “Tuttosport”, që thekson se “ylli” portugez do të jetë në Torino brenda fundjavës. Në fakt, kthimi i Ronaldos varet nga vendimi i qeverisë Italiane për të lejuar nisjen e stërvitjes në grup më 18 maj, pasi do të ishte i detyruar të qëndronte në karantinë për 14 ditë para se të zbriste në fushë.
Fakti është që CR7 ka qenë i gatshëm në çdo moment për të lënë Portugalinë, ku është stërvitur privatisht në vilën e tij luksoze, por edhe në stadiumin e Madeiras.
Në Itali, vendimi për të rinisur sezonin aty ku u ndal nuk ka ardhur zyrtarisht, por mund të ndodhë në orët në vazhdim. Janë të shumtë, në fakt, futbollistët e huaj të “Zonjës së Vjetër” që kanë mbetur jashtë Italisë, me përjashtim të boshnjakut Miralem Pjanic.
Në Torino po numërojnë orët për kthimin në bazë të të gjithë futbollistëve, përfshirë edhe “yllin” portugez (mund të mbërrijë që sot me avionin e tij privat).