Kolegji i Lartë i Garancisë që është instanca e fundit e drejtësisë në Itali, ia ka refuzuar kërkesën e Juventusit për t’ia shtuar në radhët e saj titullin e fituar nga Interi në vitin 2006, pas skandalit të njohur si “Calciopoli”.
Kjo instancë e drejtësisë është shprehur se kërkesa e kampionëve në fuqi të Italisë është e pabazë, përcjell Gazeta Sinjali.
Tani Juventusit nuk i ka mbetur më asnjë institucion për t’u ankuar për ‘scudetton’ e atij viti.
Kjo ka qenë ankesa e disatë me radhë e Juventusit për t’ia hequr Interit titullin kampion të 2006-ës, e cila është refuzuar nga institucionet e drejtësisë.
Në vitin 2006 Juventusi ishte renditur në vend të parë në Serie A, por ata ranë në kategorinë e dyrë (Serie B), pasi ishte zbuluar se kishin bërë shit-blerje ndeshjesh dhe shkelje të ngjashme, duke u dënuar për “organizim të skemës së strukturuar kriminale në futboll”.
Milanit, që ishte në vendin e dytë iu hoqën 15 pikë për shkak të zbulimit të shkeljeve tjera nga klubi milanez. Kësisoj, titulli i kaloi Interit, që ishte në vendin e tretë. /Gazeta Sinjali/