Atletico Madrid barazoi me Real Sociedadin në kuadër të xhiros së dhjetë në Laliga, shkruan Sinjali Sport.
Los Colchoneros barazuan me baskët me rezultat 2-2.
Mysafirët edhe në pjesë të parë edhe në atë dytë shënuan në fillim.
Në periudhën e parë Alexander Sorloth realizoi në minutën e shtatë, kurse në të dytën, në minutën e 48-të shënoi Alexander Isak nga gjuajtja e lirë.
Luis Suarez në të 61-ën e realizoi golin e parë për Atleticon sot.
Uruguaiani barazoi shifrat me golin nga penaltia në minutën e 77-të, duke qenë kjo e tëra për këtë ballafaqim.
Me këtë barazim Sociedadi rimerr kreun duke arkëtuar 21 pikë si liderë, kurse vendasit me 18 pikë gjenden në pozitën katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/