image Portieri i Lazios e lë ‘pa frymë’ Atleticon, në fund e barazon rezultatin (VIDEO)

Futboll

Portieri i Lazios e lë ‘pa frymë’ Atleticon, në fund e barazon rezultatin (VIDEO)

news image

Lazio dhe Atletico Madridi kanë ndarë pikët në ndeshjen e tyre të parë për këtë sezon në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Olimpico” përfundoi me rezultatin 1:1.

Spanjollët kaluan të parët në epërsi me golin e Pablo Barrios (29’), por nuk ia dolën ta mbanin epërsinë deri në fundin e ndeshjes.

Një pikë lacialëve ia siguroi portieri i tyre, Ivan Provedel, i cili shënoi në çastet e fundit – (90+5’).

Ndryshe, pas xhiros së parë në Grupin E prin Feyenoordi me tri pikë. Lazio dhe Atletico Madridi ndajnë dy pozitat tjera me nga një pikë. Celtic është i fundit dhe pa pikë. 

/GazetaSinjaliSport/