image Miqësorja mes Juventusit dhe Atleticos në dyshim për t'u zhvilluar, shkak tensionet në Rripin e Gazës

Futboll

Miqësorja mes Juventusit dhe Atleticos në dyshim për t’u zhvilluar, shkak tensionet në Rripin e Gazës

news image

Miqësorja e fundit parasezonale e Juventusit kundër Atletico Madrid raportohet se rrezikohet të anulohet për arsye sigurie.

Mundo Deportivo detajon se si raportet nga Ministria Palestineze e Shëndetësisë tregojnë se një seri raketash të lëshuara nga ushtria izraelite la të paktën tetë persona të vdekur dhe 44 të plagosur. Raketa të tjera raportohet se goditën vendndodhje në veri dhe jug të Rripit të Gazës.

Për shkak të situatës, tashmë ekziston një mundësi serioze që miqësorja e ardhshme mes Juventusit dhe Atletico Madridit, e planifikuar për nesër, të anulohet. Të dy klubet janë në pritje të lajmeve pasi pritet të nisen për në Izrael gjatë ditës së sotme.

Roma udhëtoi për në Izrael javën e kaluar për t’u përballur me Tottenhamin e Antonio Contes në një miqësore parasezonale në stadiumin Sammy Ofer në Haifa, Izrael. Giallorossi fituan 1-0.

Ndeshja e parë e Juventusit në sezonin e Serie A është kundër Sassuolos më 15 gusht, ndërsa fushata e Atletico Madrid fillon kundër Getafe në të njëjtën ditë.

/GazetaSinjaliSport/