image Ronaldo i kundërpërgjigjet tifozëve të Atleticos që protestuan kundër transferimit të tij në klubin madrilen

Futboll

Ronaldo i kundërpërgjigjet tifozëve të Atleticos që protestuan kundër transferimit të tij në klubin madrilen

news image

Cristiano Ronaldo i është përgjigjur protestave të tifozëve të Atletico Madrid në lidhje me thashethemet se ai mund të jetë një objektiv transferimi për madilenët, me sulmuesin e Manchester United i ciki e ka marrë me shaka pankartën e shpalosur gjatë një ndeshje parasezonale.

Superylli portugez thuhet se është ende duke kërkuar një rrugëdalje nga Old Trafford.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është i etur për të luajtur futboll në Ligën e Kampionëve dhe për të garuar për trofe të mëdhenj në 2022-23, duke bërë që disa të sugjerojnë se legjenda e Real Madrid mund të bëjë një rikthim shokues në Spanjë.

Nuk është për t’u habitur, duke pasur parasysh bëmat e tij për Real Madridin dhe bëmat e tij ndaj skuadrës rivale, mbështetësit e Atleticos kanë reaguar me zemërim për një lëvizje të mundshme të Ronaldos në Wanda Metropolitano.

Gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Numancia, u zbulua një pankartë ku shkruhej: “CR7 nuk është i mirëpritur”.

Sulmuesi 37-vjeçar, i cili ka ende një vit në kontratën e tij me Man Utd, ka parë anën qesharake të veprimeve të Atletico-s, gjë që sugjeron se një marrëveshje me klubin spanjoll nuk ishte kurrë në agjendë.

Ndërsa Atletico duket se është jashtë garës për Ronaldon, spekaulimet vazhdojnë për të ardhmen e portugezit.

Ai është distancuar nga një ribashkim me Jose Mourinhon te Roma, ndërsa kampionët e Bundesligës, Bayern Munich, e kanë përjashtuar veten nga gara.

Paris Saint-Germain nuk ka vend për të në njësinë e tyre sulmuese, që do të thotë se ai nuk ka gjasa të rreshtohet përkrah rivalit të përjetshëm Lionel Messi, por opsionet e tjera mbeten të hapura.

/GazetaSinjaliSport/