Klubet të cilat po vazhdojnë të besojnë në krijimin e një Superlige Evropiane, Juventus, Barcelona dhe Real Madrid janë kundërpërgjigjur UEFA-s mbi procedura disiplinore që kjo e fundit ka hapur, përcjell Sinjali Sport.
Përmes një postimi të përbashkët që kanë bërë ekipet përkatëse, iu kanë kundërpërgjigjur UEFA-s.
Official Announcement. #RealMadrid
— Real Madrid C.F. ???????????????? (@realmadriden) May 26, 2021
“FC Barcelona, Juventus FC dhe Real Madrid CF dëshirojnë të shprehin refuzimin e tyre absolut të detyrimit këmbëngulës që UEFA ka qenë duke mbajtur ndaj tre prej institucioneve më të rëndësishme në historinë e futbollit”, shkruhet në fillim.
Ata besojnë se ky qëndrim autoritar përbën një shkelje flagrante të vendimit të gjykatave të drejtësisë, të cilat tashmë kanë bërë një deklaratë të qartë duke paralajmëruar UEFA të përmbahet nga ndërmarrja e ndonjë veprimi që mund të penalizojë klubet themeluese të Superligës ndërsa procedurat ligjore janë duke vazhduar.
Tutje në njoftim thuhet se Superliga ka synim vetëm përmirësimin e futbollit evropian, e madje besojnë se përmes një dialogu me UEFA-n do të arrihet ky objektiv i tyre.
Në fund, ata kanë përmbledhur mesazhin, duke thënë: “Ose ne reformojmë futbollin ose do të duhet të shohim rënien e tij të pashmangshme”.
Barcelona, Juventus dhe Real Madrid mbesin klubet e vetme që besojnë se Superliga Evropiane është shpëtim i futbollit dhe jo shkatërrim i tij. /Gazeta Sinjali Sporti/