Elbasan Rashani ka realizuar golat e parë në Ligue 1, transmeton Sinjali Sport.
Reprezentuesi kosovar ka shënuar njëkohësisht edhe golat e parë me fanellën e Clermontit.
Sidoqoftë, skuadra e promovuar në ligë këtë sezon, Clermont, barazoi në udhëtim te Lyoni 3-3.
Gjigantët francez nisën mirë takimin, ku Dembele shënoi i pari, e më pas mysafirët barazuan nga autogoli i Diomandes.
Sulmuesi Dembele shënoi përsëri duke e kaluar skuadrën në epërsi në min e 25, ndërsa Paqueta e konkretizoi me gol asistimin e Auoar në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë skuadra mysafire filloi sulmet, ku në min e 80 me anë të kosovarit, Rashani, e ngushtoi avantazhin në vetëm një gol, e në të 91-ën, ylli nga Kosova arrit ta barazojë rezultatin me një gol të bukur me kokë.
Clermont pas dy fitoreve, arkëtuan një pikë, duke i grumbulluar gjithsejt 7, kurse Lyon ende nuk ka gjetur fitoren, pasi ka vetëm dy pikë. /GazetaSinjaliSporti/