image Lyoni e PSG ndahen në "paqe", të kënaqura me nga një pikë/ Nuk ka minuta për Shaqirin

Futboll

Lyoni e PSG ndahen në “paqe”, të kënaqura me nga një pikë/ Nuk ka minuta për Shaqirin

news image

PSG ishte mysafir i Lyonit, në kryederbin e xhiros së 20-të në Ligue 1.

Kjo përballje u përmbyll pa fitues me rezultat 1-1.

Paqueta e Kehrer i realizuan golat në këtë barazim.

Vendasit hynë në këtë takim pas pesë ndeshjeve pa fitore, ku kanë regjistruar një humbje dhe katër barazime, duke ia shtuar ecurisë edhe një tjetër barazim.

Ndërkohë, PSG mbetet në krye me 47 pikë, 11 më shumë se vendi i dytë.

Xherdan Shaqiri e Sergio Ramos ishin në bankën rezervë, kurse Messi e Neymar munguan. /Gazeta Sinjali Sporti/