image Xherdan Shaqiri prezantohet te Chicago Fire

Futboll

Xherdan Shaqiri prezantohet te Chicago Fire

news image

Xherdan Shaqiri është prezantuar te skuadra e re, Chicago Fire, shkruan Sinjali Sport.

Ylli zviceran kompletoi transferimin te skuadra amerikane nga Lyoni për shtatë milionë euro në fillim të këtij muaji.

Shaqiri kapitullin e ri në karrierën e tij pritet ta fillojë me 27 shkurt në udhëtim ndaj Inter Miamit.

Për 30 vjeçarin kjo do jetë një aventurë krejtësisht e re dhe më ndryshe nga tjerat, pasi për herë të parë luan në një kontinent tjetër, të cilët sportin e futbollit e quajnë “soccer”.

Xherdani njihet për një karrierë të pasur, ku edhe është shqiptari më i suksesshëm ndonjëherë, pasi ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, një herë Premierligën, tre herë Bundesligën, Superkupën evropiane dy herë dhe kupën e botës për klube dy herë, e poashtu dhe disa kupa dytësore me Bayern Munichun e Liverpoolin.

Reprezentuesi i Zvicrës karrierën e nisi te Baseli, më pas u transferua te Bayerni, pastaj te Interi për një sezon, e ku më pas u transferua në Premierligë te Stoke City, e prej aty te Liverpooli, ku i fitoi të gjitha, derisa u largua drejt Lyonit në vitin 2021, ku zhvilloi vetëm gjysmësezonin momental.   /GazetaSinjaliSporti/