image E kryer: Xherdan Shaqiri transferohet te Chicago Fire, zyrtarizimi çështje kohe

Futboll

E kryer: Xherdan Shaqiri transferohet te Chicago Fire, zyrtarizimi çështje kohe

news image

Xherdan Shaqiri shumë pranë transferimit në Amerikë, te skuadra Chicago Fire, raporton Sinjali Sport.

Shaqiri është pajtuar plotësisht për t’iu bashkuar Chicagos, por vetëm zyrtarizimi mungon.

Ylli i kombëtares së Zvicrës do t’i bashkohet amerikanëve për 7 milionë euro, raporton Fabrizio Romano.

Chicago ka kompletuar marrëveshjen edhe me skuadrën momentale të futbollistit me prejardhje nga Kosova, Lyonin.

Shaqiri do jetë transferimi i tretë i madh për futbollin në kontinentin e ri, pasi Douglas Costa iu bashkua LA Galaxys dhe Thiago Almada që u transferua te Atlanta United.   /Gazeta Sinjali Sporti/