image Skuadra nga Anglia, Gjermani e Italia po e monitorojnë situatën e Shaqirit - Sinjali

Skuadra nga Anglia, Gjermani e Italia po e monitorojnë situatën e Shaqirit

news image

Koha e Xherdan Shaqiri te skuadra franceze e Lyonit, mund të përfundojë para kohe.

Zvicerani nënshkroi me klubin francez në verën që lamë pas, mirëpo assesi nuk gjeti vend në formacionin bazë, andaj raportohet se mund të largohet.

Gazetari i SkySport, Florian Plettenberg ka shkruar se Shaqiri mund të largohet këtë muaj. Ai shton se disa klube nga Premierliga, Bundesliga dhe Seria A kanë biseduar, por nuk ka asnjë ofertë.

Plettenberg gjithashtu nuk e ka hedhur poshtë mundësinë që Shaqiri të transferohet në MLS.

Ndërkohë, sa i përket anës së futbollistit, ende nuk dihet nëse është i hapur për largimin nga Lyon.

/Gazeta Sinjali Sporti/


Shpërndaje artikullin