image Lovren largohet nga Rusia pas dy vitesh e gjysmë dhe rikthehet në klubin të cilit i 'mbeti borxhli'

Futboll

Lovren largohet nga Rusia pas dy vitesh e gjysmë dhe rikthehet në klubin të cilit i ‘mbeti borxhli’

news image

Mbrojtësi i kombëtares kroate, Dejan Lovren u rikthye në Lyon dhe kështu zyrtarizoi rikthimin në një prej kampionateve më të forta në botë.

Lovren luajti për Lyon nga viti 2010 deri në vitin 2013 dhe së fundmi vendosi të kthehet në vendin ku nisi karrierën ndërkombëtare, pas largimit nga Zenit.

Mbrojtësi 33-vjeçar, i lindur në Zenicë, ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025 dhe Lyon i ka paguar dy milionë euro Zenit për shkak se ishte nën kontratë me skuadrën ruse.

“Jam i lumtur që u ktheva në Lyon. Ky klub më hapi derën e futbollit ndërkombëtar dhe kam shumë kujtime atje. Ndjeva se nuk tregova gjithçka që munda te Lyon dhe tani dua t’u tregoj të gjithëve se çfarë lloji lojtari që jam”, ka thënë Lovren për faqen zyrtare të klubit francez pas nënshkrimit të kontratës.
Përveç Lyon dhe Zenit, Lovren ka luajtur edhe për Liverpool dhe Southampton. Ai ishte pjesë e Inter Zapresic dhe i klubit të tij mëmë Dinamo nga Zagrebi.

fAB