Dy lojtarët e njohur Adrien Rabiot dhe Emre Can, raportohet se do të largohen nga skuadra e Juventusit.
Mediat botërore kanë filluar spekulimet se të dy lojtarët nuk e kanë minutazhin që dëshirojnë në formacion, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas mediave, Emre Can mund të largohet nëse i ofrohet një ofertë prej 50 milionë eurosh, kurse agjentja e Adrien Rabiot mund të fillojë sërish bisedimet me skuadrën e Barcelonës./Gazeta Sinjali/