image Publikohen formacionet në derbin italian: Juventus – Atalanta

Futboll

Publikohen formacionet në derbin italian: Juventus – Atalanta

news image

Juventusi në xhiron e 14-të në elitën e futbollit italina pret Atalantën në shtëpi, shkruan Sinjali Sport.

Bianconeri është nikoqire në stadiumin ‘Allianz’ në Torino me fillim nga ora 18:00.

Zonja e vjetër nuk po kalon formë të mirë, pasi gjendet në vendin e tetë me 21 pikë, përderisa mysafirët janë më mirë me 25 pikë në pozitën e katërt.

11-shet startuese janë publikuar, ku nga fillimi për Atalantën paraqitet, Berat Xhimshiti.

Juventus: Szczesny Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Sandro McKennie, Locatelli, Rabiot Dybala, Morata, Chiesa

Atalanta: Musso; Toloi, Demiral, Djimsiti; Zappacosta, De Roon, Freuler, Maehle; Malinovskyi, Pessina; Zapata

/Gazeta Sinjali Sporti/