Derbi i natës së sotme në Champions League zhvillohet në Londër, shkruan Sinjali Sport.
Chelsea e pret në ‘Stamford Bridge’, skuadrën e Juventusit, me fillim nga ora 21:00.
Kampioni evropian kërkon fitoren që t’ia rrëmbejë pozitën e parë zonjës së vjetër, e cila e mban me 12 pikë në katër ndeshjet e para, përderisa Chelsea me nëntë pikë është e dyta.
Blutë përpos vendit të parë, do mundohet t’i hakmerret për humbjen e vetme këtë sezon në këtë kompeticion, me rezultat 1-0 në Torino.
Formacionet për këtë super sfidë janë dalur, ku në bankë rezervë janë, Paulo Dybala dhe Romelu Lukaku, që janë rikuperuar nga dëmtimi.
CHELSEA (3-4-3): Mendy; Chalobah, Silva, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilwell; Ziyech, Pulisic, Hudson-Odoi.
JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; McKennie, Bentancur, Locatelli, Rabiot; Morata, Chiesa. /Gazeta Sinjali Sporti/